Detektivi i moçëm në kërkim të rinisë së tij

Kliko per me shume info

fotoA ka ndonjë version të Sherlock Holmesit që nuk e kemi parë? Personifikimi në ekran i personazhit më të njohur të Arthur Conan Doyle, në kohën e lindjes së kinemasë nga aktori Ellie Noweood, nga vetë Doyle është vlerësuar për “personifikimin e mrekullueshëm të Holmes”, në filmat e shkurtër dhe të gjatë në fillim të viteve ’20, shkruan për “The Guardian”, Mark Kermode.

John Barrymore, Raymond Massey dhe Clive Brook më parë e kanë luajtur rolin e detektivit në “The Hound of the Baskervilles”, Basil Rathbone (Sherlock Holmes). Së fundmi patëm Robert Downey Jr. në rolin e detektivit në filmin e Guy Ritchie, dhe më pas Benedict Cumberbatch si Sherlock modern në seritë televizive të BBC-së.

Kliko per me shume info

Tani na vjen Sir Ian McKellen në rolin e Homles në rolin e një të vetmuari të ngathët. Është viti 1947, pothuajse 30 vjet pas ngjarjes problematike që bëri Sherlockun të largohet nga shteti dhe nga kujdesi i bletëve të dashura. Ai jeton me shtëpiaken Munro (Laura Linney, pa një theks të caktuar) dhe djalin e saj Roger (ylli në rritje Milo Parker), trupi i dridhet, sytë i ka gjithmonë të përlotur, hapat i hedh në mënyrë të pasigurt dhe 93-vjeçarit i varen rrudhat në fytyrë.

Gjatë ditës ai sillet rreth zgjojeve të bletëve, ankohet tek doktori dhe dietës së tij i shton gjemba, një bimë e rrallë që mbillet në Japoni e që pretendohet se janë për shërim. Por ai ka edhe një telash. Nuk arrin të kujtojë detaje të jetës së tij, prandaj edhe ngjarja kthehet në të kaluarën – në rastet kur ia dëshmon vetes shpërbërjen dhe udhëtimet në lindje nga të cilat ai solli me vete gjëra që shërbejnë më shumë sesa për mjekim.

McKellen ribashkohet me regjisorin Bill Condon me këtë film, pas bashkëpunimit të tyre të fundit me filmin “Gods and Monsters”, bashkë me skenaristin dhe autorin e librit “A Slight Trick of the Mind” dhe tregojnë një tjetër ngjarje të një legjende dhe të problemeve të tij. Aty mund të shohim një pjesë të magjisë së Gandalfit në portretizimin që McKellen i bën personazhit të tij, të cilin herë e shohim në kohën e tashme e herë në të kaluarën, e cila korrespondon mirë me manovrimet kohore që shpalosen në film. Puna e shkëlqyer e grimit, vepër e Dave dhe Lou Elyse, ia shton skenave një pjesë të iluzionit që na bën të duket se skenat janë xhiruar dekada më parë, teksa kujtesa e Sherlock na shëtit prej Sussex në vitin 1947 në Baker Street në vitin 1919, si dhe takimin e tij me Ann Kelmot (Hattie Morahan), përcjell sot “E diela me Koha Ditore”.

Këtu lëkura e tij është e mbajtur, sytë i ka të pastër dhe shqisat e mprehta. Megjithëse kontrolli i emocioneve për të mbetet elementar; i ballafaquar me melodi shumë të zëshme që vijnë nga harmonika e qelqit, Holmes lexon të dhënat, por nuk dëgjon muzikë. Vetëm më vonë, kur logjika e pamëshirshme nis t’i humbë, atëherë ai kthehet në një person simpatik dhe në krejt ato që vijnë më pas me këtë natyrë të tijën.

Trajtimi i kësaj teme kaq shumë herë ka sjellë versione të ndryshme, siç janë “The Private Life of Sherlock Holmes” (1970) të Billy Wilder, romani “The Seven-Pre-cent Solution” i Nicholas Meyer në vitin 1974 i shndërruar pas dy vjetësh edhe në film. Por “Mr Holmes” shpalos shthurjen e Sherlock, e cila ndikon më pas në sjelljet e tij karshi investigimit. Që nga shkëlqimi kinematografik i Tobias A. Schliessler, tek rezultatet e sigurta të Carter Burwellit dhe dizajni i detajuar i produksionit të Martin Childit, këtu kemi disa pika të forta.

Aty kemi një ndjenjë të gjallërisë kur shohim se si Holmes përballet me marifetet e legjendës së tij: jeton mëtanë në rrugën 221B, u shmanget turistëve amerikanë, kërkon falje për mospërshëndetjen me kapelë dhe llullë, u përgjigjet me gjysmë zemre kërkesave teatrale të Rogersit, i cili kësisoj mundohet të rrëfejë për lëvizjet e nënës së tij, teksa i analizon flokët dhe veshjen e saj.

Në një pikë ai madje shkon në kinema për të parë Sherlock Holmes dhe tallet me suksesin e Nicholas Rowe, i cili më parë kishte luajtur në “Young Sherlock Holmes”. Ashtu sikurse heroi, edhe filmi ka paraqitjet e tij herë në fokus e herë jashtë tij, përmes kartave të memories, një prekje e butë këtu, një tjetër atje, ndonjëherë edhe satirike e shumë shpesh edhe e çuditshme. Megjithatë pjesa e skenarit e shkruar nga Jeffry Hatcher lidh së bashku pjesën e mitit me memorien – të dyja jo të besueshme dhe të lakmueshme – derisa McKellen e ushqen natyrën e ndryshueshme të personazhit të tij me dashuri dhe plot hir

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here