Deputetët e Kuvendit mirëpresin vizitën e ministrit grek, Kotzias në Tiranë

Kliko per me shume info

komisionijashtemVizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në fund të korrikut në Tiranë është diskutuar sot në mbledhjen e komisionit të jashtëm.

Drejtuesit e këtij komisioni, kryetarja Arta Dade dhe nënkryetari Aldo Bumçi u shprehën se e mirëpresin këtë vizitë, e cila, sipas tyre, konfirmon vullnetin e palës greke për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes Greqisë e Shqipërisë.

Kliko per me shume info

“Mirëpresim vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Greqia është avokate e Shqipërisë në NATO dhe në rrugën drejt BE-së. Çështjet e mbetura pezull me dy vendeve do të zgjidhen përmes negociatave”, u shpreh Dade.
Në të njëjtën linjë deputeti Bumçi përsëriti “vullnetin për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull”. Ai po ashtu kërkoi më shumë informacion nga ministria e Jashtme shqiptare lidhur me çështjen e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
“Do të ishte e papranueshme që Greqia të kërkojë daljen e PDIU-së nga qeverisja mësohet të ketë thënë Bumçi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here