Dënimi me burg përjetë në Apel, Arben Frroku arratiset nga Shqipëria

Aktualitet

arben-frroku-lirimiBiznesmeni Arben Frroku eshte arratisur nga Shqiperia para se te denohej me “burgim i përjetshëm” per vrasjen  e Komisarit Dritan Lamaj.

Para vendimit te Gjykatës së Apelit, e cila vendos të pranojë kërkesën e prokurorisë për ta dënuar me “burg për jetë” Arben Frrokun të akuzuar si autor të vrasjes së komisar Dritan Lamajt, biznesmeni eshte larguar dy jave me pare nga Shqiperia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Frroku nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme gjyqësore, ndërsa avokati Genc Gjokutaj e quajti vendimin e Apelit “si të marrë nën presion politik” dhe  shtoi se do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Dy jave me pare Frroku u ndalua per verifikim nga policia ne Mal te Zi ndersa pasi u la i lire, mesohet se ka vazhduar rrugen drejt Kroacise. Aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij.  “Është një vendim nën presion, megjithatë ne do të ndjekim rrugën ligjore pasi nuk kemi rrugë tjetër. Ky është një vendim në kundërshtim me të gjitha aktet që janë në dosje. Nuk flitet më për gjykata të varura apo të pavarura, por për gjykata nën presion. Do bëjmë rekurs”- deklaroi Gjokutaj.

Kjo gjykatë rrëzoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila më 3 prill e shpalli të pafajshëm Frrokun për vrasjen e komisar Dritan Lamajt

ME TE LEXUARAT