DASH kritikon ashpër Maqedoninë

Bota

departamentDepartamenti Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi Raportin vjetor për respektimin e të drejtave të njeriut në botë në vitin 2014, raporton Koha Ditore.

Në pjesën kushtuar Maqedoninë theksohet korrupsioni, mosrespektimi i tërësishëm i sundimit të së drejtës, gjendja në media, kushtet në burgje dhe diskriminimi kundër romëve dhe pakicave seksuale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Problemet më të theksuara të ndërlidhura me të drejtat e njeriut dalin nga niveli i konsiderueshëm i korrupsionit dhe nga mossuksesi i autoriteteve tërësisht ta respektojnë sundimin e së drejtës, përfshirë edhe kufizimin e lirive mediale, përzierjen e gjyqësisë dhe akuzimin selektiv.

Përzierjen politike, joefikasitetin, favorizimin ndaj personave me pozicion të mirë, proceset e gjata, shkeljen e së drejtës së gjykimit publik dhe korrupsioni e karakterizojnë sistemin gjyqësor", thuhet mes tjerash në raportin e publikuar nga DASH..

Ndërsa në pjesën e raportit kushtuar gjendjes së mediave, theksohet se gazetarët dhe Shoqatat e Gazetarëve të Maqedonisë shpesh kanë paraqitur raste të mosrespektimit të lirisë së mediave nga ana e Qeverisë. Derisa në raportin e OSBE-së për zgjedhjet në vitin 2014 theksohet se shumica e mediave të cilat kjo organizatë i ka vëzhguar kanë qenë pro Qeverisë.

ME TE LEXUARAT