Dako me banorët e Hidrovorit: Pas 21, një emër për qendrën tuaj të banimit

Politikë

gjuNjë ndër zonat më të largëta bregdetare të bashkisë e Durrësit, është ajo që njihet ndryshe edhe si Hidrovori, për shkak të ekzistencës së kësaj njësie mekanike për trajtimin e përpunimin e ujrave që u ndërtua në vitet ’70. Kjo hapësirë bregdetare nisi të banohej pas viteve ’90 me qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit.

Ngjitur me të ndodhet fshati Hamallaj, gjithashtu fshat bregdetar, por që vuan mungesën e ujit të pijshëm,  të infrastrukturës rrugore dhe të furnizimit me energji elektrike. Këto fshatra i janë bashkëngjitur tashmë bashkisë së re të Durrësit pas ndarjes së re të reformës administrativo-territoriale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkëinë e qytetit bregdetar, z. Vangjush Dako, është takuar me banorë të këtyre fshatrave dhe pasi ka dëgjuar shqetësimet dhe është njohur me problematikën e që përjetojnë banorët e këtyre zonave, ka shpalosur programin e tij për zhvillimin e kësaj zone të pasur me pyje me pisha, tokë bujqësore dhe vijë të gjatë bregdetare.

Në bashkëbisedimin me banorët e kësaj zone, Dako theksoi se “menjëherë pas 21 qershorit do të nisë puna për sistemimin infrastrukturor të zonës, ndërtimin e resorteve turistike, si dhe zbatimin e projekteve në ndihmë të zhvillimit bujqësor”. Ndërkohë, vitin e ardhshëm, vijoi më tej Dako, do të jetë zgjidhim problemin e furnizmit me ujë të pijshëm, falë ndërtimit të ujësjellësit të ri me financimin e Bankës Botërore.

“Unë jam sot këtu në një vend që quhet “Hidrovor”, pra në një qendër banimi pa emër, tha Dako, gjatë takimit me banorët e kësaj njësie që i është bashkëngjitur rishtazi bashkisë së re të Durrësit. “Hidrovori, është thjeshtë një hidrovor dhe asgjë më shumë ndaj ai duhet të ketë një emër,” – tha Dako, duke u angazhuar se çështja e parë ose biseda e parë pas 21 qershorit duhet të jetë që ju, vetë banorët, të zgjidhni një emër për vendin, qytezën apo fshatin e banimit.

Dëshiroj që edhe këtu, - tha më tej Dako, - në zonën bregdetare më të thellë për nga distanca, të ndërhyjmë dhe ta risistemojmë atë duke ndërtuar rrugë e duke i ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme, për të cilat ka nevojë një komunitet, sikurse janë ndriçimi, pastrimi e të tjera shërbime të kësaj natyre.

“Kjo është një zonë turistike e virgjër dhe e paprekur ende nga dora e njeriut, e cila kërkon vemendje, dhe mbi të gjitha, kërkon që ta riorganizojmë, ta disiplinojmë me ndërtime sa më të lehta, me resorte turistike dhe me struktura të cilat prodhojnë para,” – tha Dako.

Ndërsa lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm Dako shtoi se “përsa i përket ujit të pijshëm, ka nisur një project, i cili në muajin korrik të vitit të ardhshëm do të furnizojë banorët e bashkisë së re të Durrësit me 3 herë më shumë ujë se deri tani”.

ME TE LEXUARAT