Biznes seksi në Itali, arrestohen 6 shqiptarë, tutorë prostitutash

Kliko per me shume info

prostituta14Shtatë persona nga te cilet 6 shqiptare u arrestuan në Napoli te Italise, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Policia italiane zbuloi një organizatë kriminale, që merrej me trafikun e qenieve njerëzore nga Shqipëria për në Itali dhe të shfrytëzimit të prostitucionit në Napoli.

Gjashtë prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa vetëm njëri prej tyre është napolitan. Katër prej të arrestuarve janë vënë pas hekurave, ndërsa tre të tjerët dolën në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kliko per me shume info

Rrjeti i prostitucionit zhvillonte aktivitetin e tij në zonën “Vicaria Mercato”, ndërsa shfrytëzimi i femrave në rrugë bëhej në zona të ndara për të evituar konfliktet me grupet e tjera.

“Trajtimi i prostitutave ishte i organizuar dhe ato monitoroheshin nga një “truproje” që kontrollonte vajzat, e zgjedhur mes prostitutave më eksperte ose që kishin treguar besueshmëri në kohë”, raportoi “il Gazzettino”.

Vajzat e shfrytëzuara për prostitucion vinin nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera të Europës. Rrjeti i prostitucionit sipas policisë ishte i përbërë nga djem shumë të rinj, të cilët drejtonin një ose më shumë vajza.

Policia ka zbuluar edhe lidhjet se si zhvillonin aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

“Kur njëri prej tyre kishte probleme me drejtësinë italiane dhe ishte i detyruar të largohej për në Shqipëri, miqtë e tij vinin për ta zëvendësuar në të njëjtin rol që kishte, duke bërë që organizata të mos e humbiste dominimin mbi territorin”, thekson deklarata e policisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here