Basha: Rama-Meta sulmojnë opozitën, mallkojnë popullin

Kliko per me shume info

bashaKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka konsideruar të ulëta dhe qesharake mallkimet e kryeministrit ndaj qytetarëve. Në takimin elektoral në Mallakastër, zoti Basha tha se pasi Rama –Meta dhe gjithë makineria e tyre dështuan me turp për të trembur popullin me shantazhe, me sondazhe, me pazare, me zarfe, me përçarje, me intriga, me diversion, me dhunë, me kërcënime deri më gotën e ujit, tani kanë nisur me mallkime. Mallkimi më i madh që Edi Rama dhe Ilir Meta i kanë bërë popullit janë varfëria mjerimi  dhe pasiguria ku e kanë zhytur vendin për të cilin do të marrin dhe ndëshkimin në 21 qershor.

“Shikoni sa qesharak dhe i pashpresë është bërë! Pasi e ka parë se s’i i funksionojnë as premtimet se nuk i beson njeri, as kërcënimet se nuk kërcënon dot një popull ka filluar me mallkime, është bërë si ai qesharaku që thoshte, të zëntë sëmundja po s’më votove mua! O Edo sa poshtë ke rënë! Po pse, me mallkime do i marrësh votat e mallakastriotëve dhe shqiptareve?”,- tha zoti Basha.

Kliko per me shume info

Në dy vite, qeverisja dyshja Rama Meta nuk mbajtën asnjë premtim për të cilin u votuan. Bënë të kundërtën e premtimeve, rritën taksat, rritën çmimin e energjisë, shtuan papunësinë, ua bënë më të vështirë jetën qytetarëve. Varfëria që thelluan dhe mbollën në këtë vend tha zoti Basha nuk është në shitje, por është në luftë me dyshen Rama Meta. Dinjiteti që nëpërkëmbën nuk është në shitje, por është në luftë më ta.
Kryetari i Partisë Demokratike tha se asgjë nuk e shuan shpresën e qytetarëve dhe nuk mund t’i mposhtë ëndrrat e tyre.

“Në këto dy vite pllakosi një varfëri edhe më e madhe, u shtua papunësia, u rrit kostoja e jetesës u rritën çmimet, u rritën taksat dhe njerëzit u zhytën në varfëri e në dëshpërim të thellë por dyshja Rama-Meta nuk i ka prioritet këto halle.  Këto dy vite nuk bëri asgjë për t’ju ndihmuar. Përkundrazi, ju a bëri edhe më të vështirë jetën, ndaj jemi mbledhur këtu, për të ndalur këtë të keqe, për t’i thënë stop kësaj mënxyre dhe do i themi me votë”,- theksoi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

1 COMMENT

  1. o lulo po ju nuk ju mallkon vetem Edi, juve ju mallkojne gjithe shqiptaret se ju jeni te tille, KRIMINELA dhe HAJDUTE…Ty dhe saliun ju mallkojme se vrate ne 21 janar, se vrate ne Gerdec, se vodhe 230 milione EU nga Rruga e Kombit. Shikoje KOMBISHTIN e sales , xenin , se ku i ben pushimet, shikoji se ne c’fare shtepishe jetojne, pa llogaritur parate e vjedhura qe jane fshehur kushedi se ku ne ndonje shtet te huaj….Nje pyetje kisha per ty :pse nuk vete ne Tirane dhe te PELLASESH si po ben ne gjithe Shqiperine? Pse nuk ta mban? Prer c’fare dinjiteti flet ti more KOPUK? Ju i c’atdhetuat shqiptaret, dhe puna qe ju i ofruat shqiptareve ishte mbjellja e hashashit. Ky eshte dinjiteti qe ju ofroni? Droga? A te hengert mortja o lulush I MJERE, voten e hedh ne hale me mire dhe per ju nuk votoj KURRE, TE MALLKUAR !!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.