Basha: Pas 25 vitesh goditet rëndë demokracia, Shqipëria pa zgjedhje të lira

Kliko per me shume info

luKryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, priti sot bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Jonathan Evans, z. Andrej Hunko, z. Bas Klein, zv-Kryetar i Sekretariatit të Komisionit të AP, të KiE dhe z. Delphine Freymann, Sekretare e Komisionit të Monitorimit të AP të KiE.

Zoti Basha pasi ka falenderuar raporterët e Këshillit të Europës për monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri nga delegacioni i vëzhguesve, tha se fatkeqësisht ky proces  e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve që nuk realizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kliko per me shume info

Zoti Basha u ndal konkretisht në problematikën e zgjedhjeve, duke nisur me kandidimin nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale,  të cilët ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve, punonjësve të administratës si dhe perdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.

Në zgjedhje u perfshinë  banda të lidhura me pushtetin,  të cilat kanë vepruar si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, akitivistët dhe zgjedhësit tanë para syve të policisë, të cilët nuk ndërmorën asnjë masë.

Administrata publike u vu në një presion të hapur nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit,  për të mbushur kutitë me vota, fakt i njohur botërisht.

Po keshtu janë raportuar me qindra raste të shantazhimit të punonjësve të administratës të cilët duhet të sillnin një numër të caktuar votash, ti faktonin ato përmes fotografive në kembim të vendit të punës.

Partia Demokratike, tha zoti Basha, bëri publike transferime të paligjshme të mijëra zgjedhësve,  kryesisht në Durrës dhe Kavajë, të cilat u çuan në Prokurori dhe pavarësisht vendimit të institucioneve të drejtësisë, KQZ-ja nuk mori asnjë masë për të pastruar listat e zgjedhësve.

Me mijëra raste janë faktuar tashmë nga opozita dhe mediat, tha zoti Basha,  të falsifikimit të kartave të identitetit duke mundësuar votimin në 21 qershor të personave që nuk ndodheshin në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal dhe në presionin e jashtëzakonshëm që qeveria dhe mazhoranca ushtroi ndaj mediave. Ndër rastet flagrante që solli në vëmendje zoti Basha ishte ai i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili kërcënonte gazetarët  me vendin e punës nëse thonin të vërtetën, mbyllja e një televizioni, i cili denoncoi fallsifikimin e  kartave të identitetit disa ditë para zgjedhjeve apo shoqërimi në komisariat i fotoreporteres së kandidatit të opozitës në Gjirokastër, pasi kishte shkruar një status në Facebook kundër kandidates së mazhorancës.

Për herë të parë në 25 vite demokraci në Shqipëri,- tha zoti Basha, është shënuar dhe një rast i paprecedent, anti demokratik e anti europianist, ai i kërcënimit të zgjedhësve nga krerët e qeverisë, se po votuan për opozitën nuk do të kishin bukë dhe ujë.

Në këto zgjedhje, theksoi lideri i opozitës, është shënuar blerje masive e votës me para të korrupsionit dhe krimit të organziuar, fakt tashmë i regjistruar si shqetësim madhor edhe nga raportet zyrtare të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vuri theksin në këtë takim se pas 25 vitesh në Shqipëri goditet rëndë demokracia, cka kulmoi meshkatërrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot Shqiperia është në një udhëkryq të vështirë,- tha zoti Basha, por Partia Demokratike është e vendosur dhe do të qëndrojë me  të gjithë forcën e saj për të mos lejuar kthim prapa dhe për të rivendosur standartet demokratike dhe të shtetit ligjor.

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. o lulush, po ti “fitove” pse ankohesh? Ti je nje mitingash i mire, po politikan nuk do behesh kurre, nuk ke takat, jo per gje…

  2. Luli mosu merzit leje fare politiken m nigjo mu pot isha un ne vend te tend dota lija hahahahahaha luli fuck of luli you are peca di merda amigos

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here