Basha në Kukës e Tropojë: Gënjeshtrat e qeverisë ti largojmë e votë

Politikë

basha15Kryetari i PD, Lulzim Basha nisi takimet me qytetarët ne Kukes, në formën e zakonshme të tij në këtë fushatë elektorale, duke pyetur banorët dhe tregtarët. Sipas një njoftimi për shtyp të PD-së, kreu i demokratëve u njoh nga banorët e qytetit verior me pamundësinë për të mbijetuar.

Gjendja ekonomike, sipas qytetarëve që takoi zoti Basha, ka bërë që vetëm nga ky qytet të kërkojnë azil në vendet e BE-së 5 mijë qytetarë. Papunësia, rënia e fuqisë blerëse, rritja e taksave dhe çmimit të energjisë elektrike ishin shqetësimet që Basha ndau me tregtarët kuksianë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne besojmë ta zgjidhim me votë këtë situatë, duke ulur taksat, çmimin e energjisë, duke qëndruar në krahun tuaj si sipërmarrës, si biznes i vogël e jo përballë jush me kërbaç, me gjoba e fatura”, u tha Basha banorëve.

Me banorët e Tropojës, kryetari i opozitës ndau po ashtu atë që PD e sheh si “paketën e shpëtimit të shqiptarëve”, që varet sipas tij nga vota e qytetarëve më 21 Qershor.

Basha iu sqaroi edhe hasianëve se ulja e taksave, e çmimit të energjisë dhe kthimit të skemës së ndihmës ekonomike atyre që u është hequr me pa të drejtë është oferta e demokratëve që do të marrë jetë nëse shqiptarët, sipas tij, do të dënojnë me votë pushtetin në këto zgjedhje vendore.

“Ju meritoni zgjidhje konkrete dhe ne do japim zgjidhje konkrete duke nisur me problemin më të madh: me papunësinë, me varfërinë, me pamundësinë për të mbyllur muajin, që janë sot problemet më të mëdha në Shqipëri. Do të ofrojmë mbështetje për biznesin e vogël, mbështetje totale për fermerët dhe blegtorët e Tropojës. Do të sigurojmë një fond mbështetje për punësimin e të rinjve, për rininë tropojane, fonde për turizmin dhe për infrastrukturën”, tha Basha.

Në Mirditë, në shpalosjen e programit të kandidatit demokrat Gjergj Prenga, Basha nënvizoi rëndësinë e votës së 21 Qershorit. Bindjen e tij se kjo fushatë dhe kjo zgjedhje nuk janë vetëm për administratorët e qyteteve, kryetari i opozitës e ndau me këta banorë kur tha se, ashtu si me votë erdhi qeveria e gënjeshtrës, me votë duhet të dënohet.

“Ata që në 23 qershor votuan rilindjen, sepse besuan se do të kishin vende pune dhe sot nuk kanë punë, ata që votuan rilindjen sepse u premtoi që do t’u ulte çmimet dhe sot nuk dinë nga t’ia mbajnë se u është dyfishuar lista nëpër ushqimore, të gjithë atyre unë u them sot: gënjeshtra erdhi me votë, mashtrimi erdhi me votë, me votë do ta largojmë, me votë do ta ndalim”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT