Lulzim Basha ndryshon qendrim: Rezultati i PD, i ulët, por na vodhën

Kliko per me shume info

basha2015Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane në Bruksel. Në qendër të bisedave që zoti Basha zhvilloi me drejtues të lartë të vendeve anëtare të BE ishte dhunimi i standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, të nënvizuara dhe në raportin paraprak të OSBE/ODHIR-it, Këshillit të Europës, SHBA dhe BE. Kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme Elmar Brook tha nëse gjysma e raportit të OSBE është e vërtetë, atëherë sipas tij, rrjedhimisht i bie që zgjedhjet janë të manipuluara dhe do e ngrejë këtë shqetësim në rendin e ditës javën e ardhshme në komisionin e punëve të jashtme te parlamentit europian.

“Ka një zhgënjim të jashtëzakonshëm për stadin në të cilin gjendet Shqipëria, si rezultat i prishjes së zgjedhjeve lokale nga shumica, përmes kandidimit të personave me rekorde kriminale, angazhimit të krimit dhe bandave kriminale për të intimiduar zgjedhësit dhe për të mbështetur kandidatët e shumicës në shumë raste, përdorimit masiv të parave publike por edhe të parave të pista, të korrupsionit e krimit për të blerë votën e qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht kërcënimit të votuesve, nëse nuk do votonin për kandidatët e shumicës, për humbjen e vendit te tyre të punës apo të afërmve të tyre, në rastet kur këta punojnë në administratën publike, raste këto të mirë dokumentuara nga opozita, nga PD, të bërë të njohura institucioneve ndërkombëtare.

Kliko per me shume info

 Opozita shqiptare, PD ia ka dalë në rezultatin formal që sigurisht është shumë më i ulët se ç’do të ishte rezultati real, pa këtë makineri presioni të shitblerjes së votës, angazhimit të krimit, ia ka dalë të rrisë mbështetjen e saj, ndërkohë që mbështetja për qeverinë dukshëm ka rënë siç tregojnë edhe shifrat e publikuara nga KQZ në votimet për kandidatët” – theksoi zoti Basha.

I pyetur për deklaratën e kryetarit të komisionit të Punëve të Jashtme Elmar Brook, sipas të cilit nëse gjysma e konstatimeve të raportit të OSBE është e vërtetë, atëherë zgjedhjet janë të manipuluara dhe do e ngrejë këtë shqetësim në rendin e ditës javën e ardhshme në komisionin e punëve të jashtme, zoti Basha tha se çmontimi i këtij  instrumenti  të oligarkisë që ia doli të deformonte edhe zgjedhjet në 21 qershor, është misioni kryesor i PD dhe i tij si kryetar i saj.

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. o lulush ziu je nje DESHTAK, I PAAFTE si kryebashkiak, dhe me keq akoma si kryetar i pd-se. Ti nuk je as politikan, as menaxher, ti je vetem nje servil dhe hajdut.

  2. Ti ke nje problem te madh qe po konstatohet vazhdimisht qe nga dita e pare si kryetar partie… nuk di te besh politike dhe pike ! thjeshte me deklaratat e shumta ne lidhje me krimin te nxjerrin jasht loje si politikan… thiri mendjes o njeri me 2 kembe se po merr ne qafe edhe ato pak demokrate te ndershem qe kan mbet ne shqiperi…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here