Banka qendrore europiane ndan fonde për bankat greke

Kliko per me shume info

bank-grekeBanka Qendrore Evropiane (BQE) thotë se po e mbanë kredinë emergjente për bankat në Greqi, për shkak të shqetësimeve se mund të ndodhë një çrregullim i menjëhershëm i fondeve të parave të gatshme ose mbyllje e bankave, pas shkatërrimit të bisedimeve për kredi të re.

BQE ka dërguar fonde emergjente në baza ditore në Bankën Qendrore të Greqisë, e cila pastaj ato i shpërndanë te bankat e tjera më të mëdha komerciale.

Kliko per me shume info

Grekët kanë tërhequr miliarda euro nga bankat gjatë javëve të fundit, ndërsa janë krijuar rreshta të gjatë në pikat e tërheqjes së parave të gatshme, më 27 qershor, për shkak të frikës se qeveria do të imponoj kontroll të kapitalit dhe do t’i mbyllë bankat e vendit, më 29 qershor.

Dje, vendet anëtare të eurozonës kanë refuzuar t’i japin fonde Greqisë që të mos falimentoj, lidhur me borxhin prej 1.6 miliardë eurove ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili duhet të paguhet deri më 30 qershor.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here