Banka Botërore: Kriza greke e rrezikon Shqipërinë

Kliko per me shume info

banka-boterorePas Agjencisë së vlerësimit financiar Standard and Poor’s edhe Banka Botërore paralajmëron se Shqipëria rrezikohet nga kriza e bankave greke.

Në raportin e publikuar së fundmi lidhur me perspektivën globale thuhet se sistemet bankare në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Rumani, dhe Serbi mbeten të pambrojtur ndaj infektimit përmes degëve të konsiderueshme të bankave greke që ndodhen në to.

Kliko per me shume info

Mes këtyre vendeve raporti veçon Shqipërinë dhe Bullgarinë ku thuhet se bankat me kapital grek në Shqipëri janë 18% e totalit të bankave duke paraqitur rrezikun e përhapjes së stresit të sistemit financiar grek.

Banka Botërore thotë se përveç rrezikut që mund të vijë në Shqipëri nëpërmjet bankave greke, një tjetër risk është edhe nga remitancat duke qenë se vendi yne merr nga dërgesat e emigrantëve afro sa 3.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Greqi.

Në vlerësimin e saj të disa ditëve më parë edhe Standard and Poor’s paralajmëroi se falimentimi i Greqisë mund të ketë një efekt domino edhe në filialet e bankave greke në Shqipëri.

Ajo paralajmëroji uljen e normës së kreditimit për Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, nëse problemet e Greqisë vërshojnë në sistemet bankare të këtyre vendeve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here