Baku, Putin takohet kokë më kokë me Erdogan

Sport

erdogan-putinPresidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë takuar sot në Baku të Azerbajxhanit, pasi mbrëmë morën pjesë në hapjen solemne të Lojërave Evropiane.

Zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, tha se në këtë takim me dyer të mbyllura është trajtuar çështja e energjisë, përfshirë planet për ndërtimin e gazsjellësit për furnizim me gaz të Rusisë në Turqi, pastaj për centralin atomik turk në Akuiju dhe për situatën në Ukrainë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke folur para takimit, të dy presidentët e kanë komentuar mungesën e liderëve evropianë në hapjen e Lojërave Evropiane në Baku, derisa ka pasur kritika të ashpra për gjendjen e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan.

Në komentet e transmetuara televizive, zoti Putin tha se “Turqia, kandidat për pranim në Bashkimin Evropian, e ka përfaqësuar gjithë BE-në”.

ME TE LEXUARAT