Avokati i vëllezërve Aliko: Nuk kanë gisht në vrasje

Kliko per me shume info

neshatAvokati i vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko Neshat Fana deklaroi sot qëndrimin e klientëve të tij lidhur me akuzën për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Sipas tij, vëllezërit Aliko pretendojnë se nuk kanë gisht në këtë ngjarje.

Fana dha detaje sa i takon dorëzimit pasditen e djeshme në Kardhiq. Ai tha se negociator për dorëzimin ka qenë babai i tyre. Sipas Fanës, raporton ABCnews, ata kanë kërkuar gjatë gjithë kohës që të mos vriteshin dhe të moskeqtrajtoheshin nga policia.
Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda ata janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e Ibrahim Bashës. Ata do t’u nënshtrohen edhe analizave laboratorike për të parë nëse kanë shenja baruti në duar. Avokati i tyre tha se dy vëllezërit janë në agjërim dhe se nuk kanë pranuar ta prishin agjërimin as gjatë qëndrimit në polici.
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here