Avioni me itinerar New York -Kuvajt bën ulje emergjente në Britani të Madhe

Aktualitet

avionArsyetimet janë të ndryshme lidhur me aterrimin e aeroplanit të Kuwait Arways, në Aeroportin Heathrow të Londrës.

Derisa zyrtarët nga aeroporti i Londrës thonë se ishte shkaku i një “udhëtareje të sëmurë”, burime të tjera thonë se është “për shkak të sulmeve terroriste, që kanë ndodhur dje në Kuvajt”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fluturimi KU188 ka bërë një xhiro mbi qiellin e Belgjikës dhe më pas e ka ndërruar drejtimin, duke bërë uljen në territorin britanik, transmeton Telegrafi.

“Është shkaku i sulmeve të djeshme, që bënë udhëtarët të jenë shumë më të shqetësuar”, ka thënë një burim.

Në anën tjetër, zyrtarë të aeroportit në Londër kanë thënë për Mail Online se “ishte një 68-vjeçare e cila nuk ndihej mirë dhe i nevojitej tretman mjekësor”.

ME TE LEXUARAT