Avioni me energji diellore tenton të kalojë Paqësorin

Teknologji

avioni-impulseeeNjë aeroplan me energji diellore ka filluar tentimin e tij të dytë për të thyer rekordin e fluturimit përmes Oqeanit Paqësor.Aeroplani Solar Impulse 2, ka fluturuar nga Japonia qendore sot dhe është nisur drejt Hawait, e cila është pjesa më sfiduese e fluturimit, në të cilin do të përdoret vetëm energjia diellore.

Udhëtimi për në Hawai është 7,900 kilometra dhe pritet që të përfundojë pas pesë ditësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tentimi i parë për të udhëtuar përmes Oqeanit Paqësor dështoi pas ndryshimeve të motit, të cilat detyruan që aeroplani të ateronte.

Nëse ky fluturim, i përbërë nga ekuipazhi zviceranë arrinë të përfundojë me sukses, atëherë do të thej rekordin e kohëzgjatjes së të gjatë të fluturimit solo si dhe rekordin e fluturimit më të gjatë të një aeroplani, të furnizuar vetëm me energji nga dielli.

ME TE LEXUARAT