Austri, Schelling: Dalja e Greqisë nga eurozona e paevitueshme

Bota

austriMinistri austriak i Financave deklaroi sot se dalja e Greqisë nga zona euro duket e paevitueshme, pas refuzimit nga ana e ministrave të Financave të Eurogrupit për të zgjatur programin e ndihmës për vendin ballkanik.

“Greqia është përgjegjësja e vetme për dështimin e negociatave”, deklaroi Hans Jorg Schelling gjatë një interviste për të përditshmen austriake ”Die Presse”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Dalja e saj nga eurozona është e pamënjanueshme”, theksoi ai.

Parlamenti grek miratoi sot në orët e para të mëngjesit referendumin e propozuar nga qeveria e Aleksis Ciprasit lidhur me ofertën e fundit të kreditorëve, që rrezikon një stuhi financiare para datës së zhvillimit të tij më 5 korrik.

Referendumi u miratua me 178 vota pro dhe 120 kundër në parlamentin me 300 vende

ME TE LEXUARAT