Apple nis prodhimin e iPhone 7

Teknologji

iphone7-Kompania amerikane Apple ka filluar prodhimin e telefonëve iPhone të serisë më të re. Njoftimi për prodhimin e telefonit, që mendohet se do të quhet iPhone 7 ose iPhone 6S, ka ardhur nga “Bloomberg”.

Fillimi i procesit te prodhimit të këtij “celulari të mençur” kaq shpejt, tregon se parashikimet për daljen në treg të telefonit iPhone të ardhshëm më 25 shtator, mund të jenë të sakta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani shumë parashikime janë bërë për telefonin iPhone të ri. Mendohet se do të jetë me material alumin të serisë 7000, që është më i qëndrueshëm.

Thuhet se telefoni i ri, do të ketë teknologjinë më të re, “Force Touch” që është përdorur në Apple Watch dhe MacBook. Ndërkohë që konsumatoret presin telefonin iPhone në shtator, mësohet se në tetor do të dalë në treg seria më e re e pajisjes iPad.

ME TE LEXUARAT