Ankimimi në KQZ, PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kurbin

Aktualitet

kqzPD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në bashkinë Kurbin si për kryetar bashkie edhe për këshillin bashkiak dhe kërkon përsëritjen e tyre.

Në kërkesën ankimore dorëzuar nga PD  thuhet se ka pasur shkelje të ligjeve në masën që ka cënuar procesin zgjedhor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shkeljet në këtë njësi zgjedhore kanë nisur më datë 20 qershor si pasojë e ndërhyrjes së paligjshme të KQZ në veprimtarinë e KZAZ nr 15 në kushtet kur kjo e fundit ishte në detyrë dhe në ushtrim të funksioneve të veta është penguar veprimtaria normale e saj, janë shkarkuar padrejtësisht brenda dy orësh 8 nga anëtarët e saj të propozuar nga opozita dhe si pasojë është deformuar rëndë procesi i administrimit të zgjedhjeve.”- thuhet në kërkesën ankimore.

Sipas PD ky ky deformim ka sjellë pasoja të rënda dhe ka ndikuar haptazi në një sërë hallkash të tjera të procesit të administrimit zgjedhor në nivelet e tjera, duke i shtuar paligjshmëri çdo hapi të procesit të votimit dhe numërimit.

Ndërkaq Bujar Fezga, kandidat i pavarur për bashkinë e Këlcyrës që u mbështet nga Opozita kërkon shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve në dy qendra votimi të KZAZ 75, si dhe ndryshimin e talebës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kreut të bashkisë Këlcyrës duke përfshirë edhe rezultatin e dalë nga numërimi dhe rivlerësimi i votave të pavlefshme dhe të kontestuara në disa qendra votimi.

Kandidati Fezga ka dorëzuar kallëzim edhe Prokurori për këto shkelje.

ME TE LEXUARAT