Angela Merkel ia mbyll derën Rusisë në G-7

Bota

merkelKancelarja gjermane Angela Merkel edhe një herë tha se është e “paimagjinueshme” për Rusinë të ribashkohet me Grupin e Shtatë fuqive ekonomike (G7), pas aneksimit të Krimesë.

“Pjesëmarrja e Rusisë në këtë moment është e paimagjinueshme. G7 është një grup i shteteve që ndajnë vlera siç është demokracia dhe sundimi i ligjit”, tha kancelarja në intervistën dhënë për DPA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Parimet tona përfshijnë edhe faktin që ne mbrojmë ligjin ndërkombëtare dhe paprekshmërinë e kufijve kombëtarë, sepse ato formojnë bazën e rendit tonë shoqëror në botë. Në anën tjetër, aneksimi i Krimesë ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha Merkel.

Merkel tha se Rusia mund të vazhdojë të marrë pjesë në vendime ekonomike globale në grupin më të gjërë në G20.

“Ne nuk mund të zgjidhim konflikte të caktuara siç është rasti i konfliktit në Siri pa Rusinë. Për këtë arsye unë qëndroj në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin Vladimir Putin”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT