Ambasadori rus: Duam të investojmë në Shqipëri! Marrim pjesë në cdo tendër

Aktualitet

ambasadori-rusI ftuar në Tonight Ilva Tare ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexander Karpushin, ka shprehur interesin e Rusisë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me Shqipërinë dhe se investitorët rusë janë të interesuar të investojnë në Shqipëri. Mes të tjerash ai ka folur edhe për konceptin e Shqipërisë së Madhe, e cila shihet si rrezik për Ballkanin dhe se do të jetë mirë që të mos realizohet. Lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës, ambasadori ka thënë se kjo çështje është e lidhur me shtetin serb. Nëse Serbia do ta njohë. atëherë për Rusinë nuk do të jetë problem.

Intervista:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasador, a jeni në dijeni të investitorëve të ndryshëm rus, që kanë dashur të investojnë  në Shqipëri dhe nuk kanë mundur t’i realizojnë synimet e tyre?

Po, jam në dijeni të rasteve të tilla por, nuk  dëshiroj të flas për to,  janë raste shumë private. Por nganjëhere  edhe rastet private luajnë një rol shumë të rëndësishëm  dhe mund të ndikojnë në mënyrë negative në marrëdhëniet tona.  Së fundmi, ca investitorë rus kanë blerë disa apartamente në Sarandë dhe më vonë patën probleme me legalizimin e pronës së  tyre.  Sa i përket biznesit të madh, mund të them se biznesmenë rus janë shumë të interesuar për të investuar në Shqipëri  dhe shpresoj që, kushtet të barabarta me investitorë të tjerë të huaj, pala ruse të marrë pjesë në të gjitha tenderat që do të shpallë qeveria shqiptare. Ata janë të gatshëm të marrin pjesë në projekte të mëdha në Shqipëri.

Ju thatë se janë çështje private të biznesmenëve ato që nuk kanë funksionuar, por pyetja ime është se shkaku i mosfuksionimit të këtij bashkëpunimi ka ardhur si rezultat i pengesës së institucioneve shqiptare?

Në fakt, doli një problem me marrjen e lejes së qëndrimit, por më vonë çështja u sqarua. Që  të jem i sinqertë, ishte  një moment negativ që nuk është në favor të lidhjeve të marrëdhënieve tona në fushën e biznesit. Unë jam i bindur  se ne kemi të gjitha kushtet dhe mundësitë për t’i intensifikuar marrëdhëniet tona. Më e rëndësishmja është se këtu në Shqipëri ka një interes shumë të lartë ndaj Rusisë, ndaj artit dhe kulturës ruse, dhe ky është një ogur shumë i mirë. Së  fundmi dy kore ruse kanë dhënë shfaqje në Shqipëri dhe këto ishin aktivitete që ngjallën shumë interes tek spektatorët shqiptarë. Të gjithë ata që kanë vizituar këto shfaqje na uruan që në të ardhmen të organizojmë sa më shumë shfaqje të tilla në Shqipëri. Kjo është shumë pozitive, kjo  është shumë e rëndësishme sepse nuk ka rëndësi vetëm opinioni i politikanëve por edhe i qytetarëve të thjeshtë shqiptarë të cilët shprehen për intensifikimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Përsa i përket kompanisë së mirënjohur Gazprom , a kanë ndonjë interes për të hyrë në tregun shqiptar nëpërmjet privatizimeve të sektorëve strategjik që ka shpallur qeveria shqiptare, si Albpetrolin apo dhe në sektorë të tjerë energjitik?

Po.  Para se të vija në Tiranë për të ushtruar misionin tim, unë jam takuar me përfaqësuesit zyrtarë të Gazpromit dhe kompanive të tjera të gazit e të naftës dhe të gjithë ata janë duke shikuar mundësinë për të investuar në vende të huaja dhe për të gjetur tregje të reja. Gazpromi është lideri rus i furnizimit të gazit dhe ka dëshirë të bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe marrëdhënie të tilla do të ishin shumë të mira. Sot, Shiqipëria është e interesuar në shumëllojshmërinë e furnizimit të hidrokarbureve. Besoj se edhe projketi TAP  është shumë interesant por problem është se sasia e gazit që do të trasportohet nëpërmjet këtij gazsjellësi është shumë e vogël. Nga ana tjetër kemi projektin e rrymës jugore i cili u anullua për shak të  qëndrimit jo konstruktiv të Bullgarisë dhe Bashkimit Europian. Tani jemi duke u përqëndruar tek projekti tjetër, rryma turke, dhe në qoftë se Shqipëria do të shprehet e interesuar për këtë projekt  ajo ka të gjitha mundësitë që të marrë pjesë dhe të përfitojë nga ky projekt . Ky është opinioni im personal sespe nuk kam ndonjë studim të eksperteve të Gazpromit por mund të siguroj se Gazpromi është një partner shumë i besueshëm dhe asnjëherë nuk i ka shkelur detyrimet e tij kontraktuale.  Dhe në qoftë se  Shqipëria do të  tregohet e interesuar, Gazprom-i do e shqyrtojë këtë me shumë vëmendje.

Ambasador, si njihet në Rusi dhe në diplomacinë ruse çështja e Shqipërisë së Madhe?  Pse ky shqetësim dhe pse insitucionet e shtetit shqiptar dhe veçanërisht, kryeministri Rama, vazhdon të përsërisë se nuk ka asnjë projekt të Shqipërisë së Madhe?

Nuk e di pse mendoni se Rusia është e shqetësuar për projektin e Shqipërisë së Madhe. Megjithatë është një fakt i njohur se koncepti i Shqipërisë së Madhe ekziston. Detyra jonë e përbashkët është që ky koncept të mos realizohet. Ne e dimë që Ballkani është një rajon me potenciale shumë të mëdha konfliktualiteti. Sfida jonë është që të parandalojmë  një konflikt në këtë rajon. Kur udhëtoj në Maqedoni dhe shoh banesat e  shqiptarëve mund të konstatoj se ato duken më të bukura dhe më të rehatshme se sa pallatet e maqedonasve, të sllavëve.  Kjo do të thotë se shqiptarët janë shumë punëtorë, kanë ambicie shumë të mëdha, e jetojnë në kushte shumë të mira. Mendoj se nuk ka arsye që të shprehen për mos respektimin e të drejtave të tyre. Detyrimi është që të mos formulojmë retorika jo konstruktive në këtë fushë.

A do të vijë dita kur Rusia do të njohë  Pavarësinë e Kosovës?

Çështja e njohjes apo mos njohjes së shtetit të Kosovës është një çështje që i përket Presidentit të Rusisë dhe Ministrisë së Jashtme. Është jashtë kompetencës sime si shefi i misionit diplomatik të Rusisë së shprehem për këtë. E vetmja gjë që mund t’ju them është se,  kohët e fundit kemi parë një tendencë pozitive në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.  Kryeministri i Serbisë,  Vuçic,  shtrëngoi duart me kryeministrin e Kosovës. Pra, po ecën para dialogu  Beograd –Prishtinë dhe jam i  bindur se kjo është rruga e drejtë. Kur Serbia do të njohë Kosovën jam i bindur se edhe Rusia do ta  ndryshojë qëndrimin e saj.  Sa i përket Serbisë, patjetër që kemi angazhime të përcaktuara . Me Serbinë gëzojmë lidhje shumë të vjetra historike por qëllimi ynë i vetëm është t’i  zhvillojmë lidhjet miqësore ndërmjet pupujve tanë.

Cili është qëllimi i Rusisë dhe afrimi kohët e fundit me Greqinë, duke pasur parasysh dhe krizën ekonomike atje?

Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni Greqisë, meqenëse dyshoni se Greqia i është afruar Rusisë për shak të gjendjes së rëndë finaciare. Së pari, Rusia ka marrëdhënie shumë të vjetra, miqësore, me Greqinë, së dyti, Greqia është duke kërkuar partnerë në Europë,  për të siguruar stabilitetin ekonomik e financiar të saj. Greqia ëhtë shumë e vetëdijshme se në rajonin e Ballkanit do të ndërtohet një rrjet gazsjellësi i ri dhe ka dëshirë të marrë pjesë në këtë projekt. Veç kësaj, ne kemi lidhje shumë të ngushta në fushën turistike dhe kemi dëshirën e përbashkët që ta forcojmë këtë  bashkëpunim.  Kohët e fundit kemi parë disa shembuj që, vende të caktuar që janë vende anëtare të NATO-s  e që janë të interesuara për të qenë anëtare në BE, heqin dorë nga bashkëpunimi me Rusinë. Unë e shoh  si  një qendrim të gabuar, dhe në këtë kontekst, Greqia është një përjashtim nga ky rregull. Në marrëdhëniet tona mbizotëron mendimi praktik dhe me përfitim të ndërsjelltë.

Ambasador, a ishte e drejtë ajo që ndodhi në Krime, dhe nëse ju gjykoni se ishte e drejtë si e shpjegoni faktin që Perëndimi,  komuniteti ndërkombëtar nuk e mbështeti ndërhyrjen e Rusisë?

Sa i përket Krimesë mund të them me siguri të plotë se ajo që ndodhi në Krime ishte absolutisht e drejtë dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Sot shpesh përdoret termi aneksim, i cili nënëkupton ndarjen e dhunshme të një shteti sovran, në këtë konteks ky term është i pavënd.

Me referendum pupulli i Krimesë vendosi  në favor të bashkimit me Rusisë dhe e gjitha kjo ndodhi pas asnjë të shtënë dhe pa asnjë gjakderdhje. Kjo është shumë e rëndësishme sepse, si dhe e dini, në Ukrainën juglindore vazhdojnë vdekjet e civilëve por, falë referendumit, një tragjedi e tillë u prandalua në Krime. Duhet të theksoj se referendumi i zhvilluar në Krime është në përputhje të plotë me drejtën ndërkombëtare.  Ju e dini se ezkistojnë dy parime kyçe, parimi i integritetit territorial dhe parimi i të drejtës së vetëvendosjes së popujve. Parimi i integritetit territorial prevalon mbi parimin tjetër, derisa ky shtet siguron kushtet  të favroshme për vetëvendosjen  e mirëfilltë të popujve që jetojnë në të. Në rastin e Ukrainës këto  kushte ishin shkatërruar përfundimisht. Ligji i parë i qeverisë së miratuar në Kiev ishte ligji për ndalimin e gjuhëve rajonale, përfshi këtu dhe gjuhën ruse, pra u ndalua gjuha ruse dhe kjo shkaktoi një protestë shumë të fortë. Pas shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës,  në vitin 1991, i vetmi program i realizuar në Krime, ishte programi i ukrainizimit. Kievi impononte gjuhën ukrainase mbi popullsinë rusishtfolëse në Krime. Asnjë politike tjetër nuk bëhej nga autoritetet e qeverisë së Ukrainës. Të gjitha këto, dhe situata shumë e vëshirë ekonomike, solli referendumin e vetëvendosjes në Krime.

Ambasador, por cilat janë qëllimet e Rusisë në Ukrainë, pasi nisur nga sondazhet rezulton që banorët aty janë shumë më të interesuar në intergimin europian se sa në bashkimin me Rusinë?

Duhet të kuptoni se ky është qëndrimi i gabuar, ose integrimi Europian ose bashkëpunimi me Rusinë. Për Rusinë nuk ka asnjë problem këtu. Si filloi bashkëpunimi në Kiev, Ukraina vendosi  të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Europian dhe Rusia nuk ishte kundër këtij dokumenti. Ne  thjeshtë kërkuam, që pasi të nënshkruhej ai dokument, të merreshin parasysh  interesat e Rusisë sepse edhe Rusia kishte dokumentin e saj të bashkëpunimit me Kievin i cili parashikonte  regjim të veçantë  të tregtisë  midisë Rusisë dhe Ukrainës. Por në qoftë se Ukraina vendos një dokument tjetër, pa u konsultuar me  Rusinë, Rusia mund ta gjej veten në një situatë të çuditshme ku mallrat europiane do të futen në tregun Rus duke përdorur Ukrainën si vend traziti. Ndaj ne propozuam që të uleshim në tavolinë e të bisedonim. Baronesha Ashton tha në atë kohë se nuk e kemi Rusinë këtu. Autoritet Ukrainëse u shprehën  për bisedime dhe janë për qëndrimin e Rusisë, por tani është tepër vonë.  E vetmja gjë që sunojmë në Ukrainë është paqja. E vetjma rrugëzgjidhje e kësaj situatë është zbatimi i  marrveshjeve të NISK-ut, e firmosur nga lidërët kryesorë, Presidenti Rus, Putin,  Kancelarja Gjermanisë, Merkel dhe Presidenti Francez, Hollande. Kjo marrëveshje duhet të respektohet në gërmë dhe në frymë.

ME TE LEXUARAT