Akuza: Sherri për prostitutën në Holandë çoi në vrasjet seriale

Aktualitet

holandNjë javë pas vrasjes së trefishtë në Tiranë të shtetasve Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulkut, prokuroria shprehet se ka qartësuar motivin kryesor që solli dhe masakrën në kryeqytet. Gjithçka ka nisur në Holandë, ku pikërisht në një diskotekë të Roterdamit Durim Sula (Sulku) allias Ilirjan Sulku është konfliktuar me Lufin për një femër.

Këto informacione kanë mbërritur në prokurorinë e Krimeve të Rënda nga hetuesit holandezë, të cilët kanë evidentuar se viktima Durim Sula i ekzekutuar në 6 prill të 2013 kishte një femër që e shfrytëzonte si prostitutë. Pikërisht kjo femër është bërë mollë sherri mes Mentor Lufit dhe Durim Sulës. Nga të dhënat e marra rezulton se Mentor Lufi ka dashur t’ia marrë këtë femër Durim Sules, por ky i fundit nuk e ka lejuar.

ME TE LEXUARAT