Aksioni në Lazarat, policia: Ndalohen edhe tre të dyshuar për vrasjen e oficerit të RENEA-s

Kliko per me shume info

lazaratPolicia e shtetit njoftoi se jane vendosur ne pranga edhe tre persona te tjere, autore te dyshuar per ngjarjen ne Lazarat ku u vra oficeri i RENEA-s Ibrahim Basha.
“Ndalohen tre shtetas te dyshuar si bashkëpunëtor për ngjarjen e ndodhur më datë 24.06.2015. Më datë 27.06.2015, rreth orës 05:00 u ndaluan shtetasit:

1-Klodian Selimi, 19 vjeç, banues në fshatin “Lazarat”, Gjirokastër,

Kliko per me shume info

2-Elvis Boci, 19 vjeç, banues ne fshatin “Lazarat”, Gjirtokaster,

3-Dervish Gaba, 20 vjeç, banues në “Lazarat”,Gjirokastër, ka thene policia.
Sipas saj, ndalimi I këtyre shtetasve u bë pasi:

Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka nxjerrë urdher ndalimi per shtetasit e mesëipërm pasi dyshohet se keta shtetas ne bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më dt.24.06.2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punjësi i policies RENEA, si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë.
Ndalimi i tyre u bë për veprat penale: Vrasja e punonjësit të policisë,/në bashkëpunim/tentative si dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda të parashikuara nga nenet Neni 79/b-25-22 dhe 278/5 të K.p. Polici ka thene se materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here