Aksident në zonën e Plazhit në Durrës, lëndohen pasagjerët

Aktualitet

policia-durresNjë aksident u shënua pak çaste më parë në zonën e Plazhit në Durrës. Në hyrje të lagjes 13, pikërisht në sektorin “Apolonia” u përplas një fuoristradë me një Golf 2. Vetura e vogël pësoi dëmtime të mëdha në pjesën e pasme, siç duket dhe në foto. Sipas dëshmitarëve, udhëtarët kanë marrë plagë, por jo të rënda. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT