Aksident në aksin Lezhë-Laç, plagosen 3 persona

Kliko per me shume info

policiaaTre persona mbeten të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy mjetëve në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes në vendin e quajtur kryqezimi i Ishull-Shëngjinit. Mjeti tip “Golf” me targa AA 862 HK që drejtohej nga shtetasi me iniciale G.L është parplasur me mjetin tip  “Audi” me targa AA 844 JZ që drejtohej nga shtetasi me iniciale T.L.

Kliko per me shume info

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i Audit dhe dy pasagjerët të cilët ishin në automjet.Ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej pasagjerëve ndodhet në gjendje me të rëndë për jetën dhe po i nështrohet disa ndërhyrje kirurgjikale.

Aksidenti ka qenë i rëndë, pasi pas përplasjes me mjetin tip “Golf” drejtuesi i Audit ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge dhe është përplasur më pas me një mur rrethues. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ku nga hetimet e para është bërë e ditur se parakalimi i gabuar i drejtuesit të Audit është bërë shkak për ngjarjen.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here