Aksident i rëndë në Maliq, dy persona në rrezik për jetën

Aktualitet

aksident-motor-maliqNje aksident i ndodhur ne Maliq diten e sotme ka sjelle pasoja per dy persona qe rrezikojnë jetën pas ngjarjes se ndodhur pasditen e së mërkurës.

Sipas policisë, shtetasi Anxhelo Hamelli, rreth 20 vjeç dhe banues në Libonik, duke udhëtuar me motorin e tij ka aksidentuar shtetasen Vjollca Dervishi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

50-vjeçarja, banuese në Maliq, ka qenë duke kaluar nga njëri trotuar në tjetrin, por motori e ka përplasur duke e tërhequr zvarë për rreth 40 metra.

Si pasojë e aksidentit, të dy personat kanë marrë dëmtime shumë të rënda dhe për rrjedhojë, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës do të dërgohen për mjekim në atë Ushtarak të kryeqytetit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur forca të shumta policie, ndërsa është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT