Afganistan: Kryengritësit kanë rrëmbyer të paktën 12 minatorë

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

krKryengritësit kanë rrëmbyer të paktën 12 minatorë në provincën lindore Logar të Afganistanit.

Shefi i policisë provinciale tha se talebanët kanë ndaluar një automjet që transportonte minatorë dhe i kanë rrëmbyer ata.

Më herët më 6 qershor, kryengritësit sulmuan një konvoj të veturave që transportonte minatorë, ku po ashtu kanë ndaluar gjashtë prej tyre.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimet, por talebanët janë aktivë në këtë zonë.

Ndërkohë, në jug të provincës Uruzgan, talebanët kanë nisur një sulm ndaj forcave afgane të sigurisë në rrethin e Gizab.

Një administrator lokal tha se kryengritësit kanë marrë kontrollin e një pike kontrollit të policisë, duke shtuar se dy policë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur. rel

ME TE LEXUARAT