Adelina Ismaili shpërthen ndaj politikanëve: Heshtni ose do të flas për ju

Aktualitet

adelina-ismailiAdelina Ismaili shperthen ndaj politikaneve dhe ndaj EULEX-it. : “Kurre nuk do ta besoja që “për këtë vrimë” tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime!- shkruan Adelina Ismaili ne nje mesahz ne FB.

Ja mesazhi i saj:

Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë juve ministra, zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa,gjyqtarë, biznesmenë, qe 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kurr nuk do ta besoja që “për këtë vrimë” tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar. Por as kurr nuk iu kërkoj falje që dashurinë time e kam dhënë aty ku kam dashur unë, e KURR hiq ju.

Kjo nuk është arsye të më luftoni ditë e natë që nga sekondi kur jam martuar më atë që unë e DUA. As të montoni gjykata fallse të Eulexit ku disa milic të dështuar të shteteve të huaja, vet pyesin e vet përgjigjën.

Nëse dikush nga ju ka fakte diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, inçizim timin , ju lutem dhe ju përgjërohem PUBLIKONI.Po ju pres tash e 8 vite. Në të kundërtën unë do të publikoj çfarë di dhe cfarë kam, që nga viti 1993, për secilin dhe secilën. Kam duruar mbi 8 vite të mbyll gojën para lavireve të cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua jape, bëhën egërsira. Kam duruar vëtëm për dy gjëra: E para: Pianon e keni parë së pari në videokasetat e mia. E dyta: Nuk meritoni më shumë sesa të vetëknaqeni me një foto timen. Por një gjë mos e harroni: Unë ende s`kam folur. (Harroni ato foret e lodhura me na përcjell natën me vetura ose me na gjuajt gurë të mbështjellur me letra kërcënuese në xham, s`po frikësohet më askush). Po s`folet, do të flas. Ndaloni gënjeshtrat për mua, ose do fillloj të flas të vërtetën tuaj.

Adelina Ismaili.

ME TE LEXUARAT