Vuçiç nesër në Tiranë, policia merr masat e sigurisë njëlloj si në vizitën e Papës

Aktualitet

ram vuVizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë do ta gjejë policinë e kryeqytetit në gatishmëri të plotë ku në një pjesë të akseve të rëndësishme do të jetë i ndaluar qarkullimi i automjeteve.

Në vizitën e parë të një kryeministri serb në vendin tonë, është hartuar një plan masash konkret, ku nga ora 10:00 do të nisë bllokimi i hyrjes për në autostradën Tiranë-Durrës. Gjithashtu, aksi Rinas-Qafë Kashar, mbikalimi i Kamzës, rruga e Durrësit, Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza do të kenë kufizime gjatë vizitës dy ditore të Vuçiç në Tiranën zyrtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Tiranës i drejtohet me apel qytetarëve që në këto dy ditë të shmangin në masë lëvizjen me makina, por të përdorin më shumë transportin publik dhe motoçikletat për të mos krijuar trafik e probleme në qarkullimin rrugor.

Ndërkohë, prej dy ditësh në Tiranë kanë mbërritur agjentë të sigurisë së gardës serbe të cilët do të garantojnë personalisht sigurinë e kryeministrit Vuçiç. Ndërsa nga pala shqiptare, të angazhuar në terren do të jenë edhe shërbimet inteligjente si dhe drejtoria e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit.

Masat për vizitën e Vuçiç janë përqendruar edhe në ambasadën serbe, e cila do të jetë e rrethuar nga efektivë të rendit.

Duke nisur nga sot në orën 23:59 nuk do të lejohet asnjë parkim në aksin rrugor: Rinas- ­Qafë Kashar­, Sheshi “Shqiponja­”, Rruga “Dritan Hoxha” (në të dyja senset) – Rruga e Durrësit­, Sheshi Skënderbej­, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ­Rruga “Ismail Qemali” (nga TVSH në drejtim të Liceut) – Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

ME TE LEXUARAT