Vritet një komandant i rebelëve pro-rusë në Ukrainë

Bota

komanRaportet bëjnë të ditur se Aleksei Mozgovoi, komandant i lartë i separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, është vrarë së bashku me gjashtë rebelë të tjerë.

Zyra për shtyp e rajonit të Luhanskut ka njoftuar se Mozgovoi, lider i batalionit “Prizrak”, është vrarë pasi makina e tij është hedhur në erë nga sulmues të paidentifikuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Incidenti ka ndodhur pranë qytetit Alçevsk, rreth 30 kilometra larg vijës së frontit. Identiteti i viktimave të tjera nuk është bërë i ditur.

ME TE LEXUARAT