Vrasja e trefishtë në Tiranë, ja si tentoi të fshihej italiani pas atentatit

Aktualitet

Ndërsa Markelian Doci me pranga në duar kërkonte ndihmë për xhaxhain e tij Mentor Lufi, që po jepte jetë, vrasësi me pagesë Salvatore Letizia i ardhur nga Italia ka hyrë në këtë rrugicë e njohur si “Dervish Hatixheja” për t’i shpëtuar policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Killeri profesionist i Kamorrës , ka vrapuar rreth 500 metra larg vendit, ku ndodhi masakra e trefishtë në bulevardin “Zogu I” ditën e mërkurë dhe ka kërkuar të strehohet në një hotel aty pranë.

Pronari mësohet se i ka kërkuar Salvatores të rrëfejë ç’kishte kishte bërë.

Ora News ju sjell pamje nga brenda hotelit dhe të listës së personave, të cilët kishin pronotuar hotelin gjatë datës 27 e 28 maj.

Emri i napoletanit të ndaluar nga policia për 2 vrajse nuk figuron i regjistruar.

Jashtë kamerës pronarja e hotelit tregon se, Salvatore Letizia ka qëndruar në holl, pikërisht në kolltukun pranë derës kryesore, i gjakosur prej plagëve të marra nga përplasja me makinë.

Brenda 3 minutash policia i ka vendosur prangat.

34- vjeçari nga Napoli rezulton me disa precedentë penale në Itali për trafik armësh dhe trafik droge, teksa në Shqipëri ka hyrë vetëm në dy muajt e fundit 5 herë.

Ditën e masakrës së trefishtë, ai është regjistruar të hyjë në aeroportin e Rinasit në orën 11:23 min. Sipas medias italiane, ai është nipi  i njërit prej kapove të Camorras, i arrestuar në vitin 2009 në Napoli, si pjesë e një prej familjeve mafioze më të mëdha të Italisë.

Nëse provohet se Salvatore Letizia ishte vrasës me pagëse, ky është një ndër rastet që dëshmon se bandat kriminale në vend kanë arritur nivele të tilla që mund të punësojnë apo besojnë ekzekutime rivalësh nga përfaqësues të botës kriminale italiane.

Dhe ky fakt është tronditës, po aq sa dhe ekzekutimi në mes të Tiranës në një ditë kur masat e policisë ishin më të rrepta se asnjëherë për shkak të vizitës së Kryeministrit serb./oranews

ME TE LEXUARAT