Vlorë, zbulohen dhe asgjesohen 884 bimë narkotike

Aktualitet

kanabisssPolicia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjesuar rreth 800 gota plastike, në të cilat ishin të kultivuara fara bimësh narkotike, të llojit “Canabis-sattiva”.

Burimet zyrtare thane se bima narkotike u zbulua në fshatin Akërni, në vëndin e quajtur “Pishë-Hidrovor” i cili gjëndej në mesin e pyllit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bima narkotike u konstatua në një fidanishte me 800 gota plastike, brënda të cilave disa prej farave kishin çelur dhe disa të tjera nuk kishin çelur akoma. Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë, ngjitur me fidanishten u zbuluan edhe 2 parcela të tjera të pastruara nga shkurret, të gatshme për mbjellje.

Nderkohe mesohet se në vazhdim të operacionit anti-kanabis, Policia e Vlorës ka zbuluar rreth 84- bimë narkotike e llojit “Canabis-sattiva”, në fshatin Oshtimë, në mesin e pyllit të këtij fshati.

Bima narkotike u zbulua në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike në tokë, ku lartësia e tyre arrinte deri në 30 cm.

Policia ka thene se u bë asgjesimi i plotë i të gjitha bimëve narkotike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me dy rastet e sotme.

ME TE LEXUARAT