Vlorë, policia sekuestron 4 parcela me kanabis, në kërkim autorët

Aktualitet

kanabis-vlorePolicia e Vlorës në vazhdim të operacionit anti-kanabis, ka zbuluar rreth 205 bimë narkotike, të llojit “Canabis-sattiva”.

Bima narkotike u zbulua në fshatin Lapardha, në mes të pyllit të këtij fshati në vendin e quajtur “Mesun”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, janë konstatuar 4-parcela pa pronar, në të cilat janë gjetur të kultivuara 205 bimë narkotike “Canabis”, me lartësi deri në 30 cm.

U kryen të gjitha veprimet hetimore dhe u bë asgjesimi i plotë i bimëve narkotike, (me djegie).

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT