Vizita e kryeministrit serb, bllokohet trafiku edhe në Durrës

Aktualitet

D.-Policise-DurresPolicia e Durresit ka bere me dije sot me ane te nje deklarate se me rastin e vizitës në vendin tonë të Delegacionit të Republikës së Serbisë, i kryesuar nga Kryeministri Z. Aleksander Vuçiç, më datë 27.05.2015, do te kete kufizime ne qarkullimin e mjeteve.

Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, ju bën me dije se duke filluar nga ora 19:00 – 22:30. do të bllokohet qarkullimi i lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Ura e Dajlanit” – “Plepa”, dhe Autostradën  Maminas = Ura Dajlanit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, nuk do të lejohet pushimi dhe qëndrimi  i mjeteve në aksin rrugor “Ura Dajlanit- Plepa”  si dhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë,

"Kërkojmë bashkëpunimin dhe mirkuptimin e qytetarëve për të shmangur qarkullimin gjatë orës  19; 00 deri 23 ;00 në këto akse rrugore", thekson policia.

ME TE LEXUARAT