Vendimi gjyqësor ndaj grupit “Drenica” kushtëzon votimin e Gjykatës speciale në kuvend

Kosovë&Rajon

drenicaDënimi i Grupit të Drenicës me 65 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Mitrovicës e rrezikon votimin në Kuvendin e Kosovës të Gjykatës Speciale të premten (sot).

Pasi që disa deputetë, kryesisht ata me begraund të luftës, po e vlerësojnë se një dënimi i ish-komandantëve të UÇK-së është i padrejtë dhe kjo e vë në rrezik sigurimin e 80 votave të deputetëve, shkruan ‘Zëri’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri të mërkurën kur është shpallur vendimi për Grupin e Drenicës, kanë qenë rreth pesë deputetë të PDK-së që kanë paralajmëruar votë kundër, në mesin e tyre më të zëshmit kanë qenë, Nait Hasani, Ganimete Musliu e Fadil Demaku, ndërsa pas dënimit të ish-drejtuesve të UÇK-së ky numër pritet të rritet, madje ka gjasa të dyfishohet. Kjo do të bënte që këto amendamente të mos miratohen, pasi që kundër tyre janë edhe 31 deputetët e partive opozitare.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj, ka thënë për “Zërin” se ky subjekt politik të premten, para seancës do ta dalë me qëndrimin final rreth votimit të amendamenteve kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale. Megjithatë, sipas tij, dënimi i Grupit të Drenicës me 65 vjet burg do të ndikojë në qëndrimet e disa deputetëve, të cilët sipas tij, mund edhe të votojnë kundër formimit të Speciales.

ME TE LEXUARAT