Veliaj në Qytetin Studenti: Tirana ka 3 mijë probleme, do ti zgjidhim për 300 ditë

Politikë

veliajKandidati ikoalicionit te majte Erion Veliaj ka identifikuar 3 mijë probleme për qytetarët e Tiranës, probleme që premtoi t’u japë zgjidhje në 300 ditët e para të qeverisjes së kryeqytetit, në rast fitoreje më 21 Qershor.

Veliaj prezantoi në Qytetin Studenti platformën e tij ku tha se 300 ditët e para do të ndërhyjë për problemet dhe shqetësimet më të ndjeshme për qytetarët, duke hequr një paralele me ndërhyrjen që bëri Qeveria e majtë në shkallë vendi, pas ardhjes në pushtet në 2013-ën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kemi plot 3 mijë probleme që kanë të bëjnë me 300 ditët e para të qeverisjes vendore, ashtu si 300 ditët e para të Qeverisë, për t’u siguruar që ndërhyrja jonë është një ndërhyrje kirurgjikale”- tha Veliaj.

Kandidati i ASHE përmendi renditi problemet, sipas tij, në infrastrukturë, sport, arsim, ambiente të përbashkëta e të tjera.

Veliaj foli edhe për Bulevardin e ri të Tiranës, ku tha se do të jetë një park që do t’i shtohet kryeqytetit si një tjetër mushkëri.

ME TE LEXUARAT