UEFA gjobit me 50 mijë euro FSHF-në për ndeshjen me Armeninë

Sport

kombetarja2014uefaShqipëria gjobitet me 50 mije euro per koret raciste gjate ndeshjes me Armenise. Me kete vendim, Komisioni i Disiplinës në UEFA konfirmoi standardin e dyfishtë në dëm të vendit tone, pasi ne ndeshjen kunder Serbise, zyrtaret e UEFA nuk paten asnje reagim.

Pasi nuk dëgjoi koret raciste në Beograd, për të njëjtën arsye gjobit me 50 mijë euro federatën shqiptare.

Këto ishin koret që thërrisnin vdekje shqiptarëve më 14 tetor të vitit të shkuar në stadiumin e Beogradit.

Por megjithëse me figurë dhe me zë, Komisioni I Disiplinës së UEFA-s nuk e pranuan racizmin e tifozëve serbë në sfidën Serbi-Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo gjë solli edhe vendimin e dyshimtë të këtij komisioni, që konfirmon edhe një herë standartet e dyfishta që përdor në dëm të Shqipërisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të shtunën se Komisioni I Disiplinës në UEFA e ka gjobitur me 50 mijë euro.

Shkak për këtë vendim janë koret e tifozëve shqiptarë dhe flakadanët e ndezur prej tyre në ndeshjen Shqipëri-Armeni të luajtur në “Elbasan Arena”.

Këto kore sipas disiplinorit të UEFA-s janë të karakterit racist, ndërsa sjellja e tifozëve në shkallët e stadiumit e ekzagjeruar.

Për këtë arsye si organizoatore e ndeshjes Federata Shqiptare e Futbollit duhet të paguajë 50 mijë euro gjobë dhe për kujtesë, kjo shifër është gjysma e asaj që u dënua Federata Serbe pas dhunës në stadiumin e Beogradit, e cila solli dhe ndërprerjen e ndeshjes, kur ende nuk ishte mbyllur pjesa e parë.

Bota e sportit u habit me vendimin që mori më pas ky komision që vazhdon të përdorë standarte të dyshimta.

Për ta vërtetuar këtë nuk duhet shumë punë: mjafton të shohësh këto pamje.

ME TE LEXUARAT