Turqia ndërton aeroport mbi ujë

Soft

aeroport-mbiujeNë aeroportin “Ordu-Giresun” mbahet një ceremoni zyrtare për hapjen e tij ku do të marrin pjesë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan me kryeministrin Ahmet Davutoğlu. Në orët e para të këtij mëngjesi avioni "Batman" i Turkish Airlines i nisur nga Stambolli kreu uljen në aeroport.

Avioni me 136 pasagjerë në bord pasi kreu uljen në aeroportin “Ordu-Giresun”, ai mori pasagjerët e tjerë dhe u largua nga aeroporti. Qytetarët e rajonit Ordu dhe Giresun kanë ndjekur me interes këtë ulje dhe ngritje të avionit, i cili prej kohësh pritej të realizohej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ordu-Giresun” është aeroporti i 52-të në Turqi dhe bart cilësinë si aeroporti i vetëm në atë vend dhe në Evropë i ndërtuar mbi det, ndërsa ndër të rrallët në botë me këtë cilësi.

Rreth 35 milionë tonë gur janë përdorur për ta mbushur hapësirën e rreth 1,8 milionë metra katrorë në det. Gjatë ndërtimit të aeroportit është përdorur teknologjia më moderne në mënyrë që valët e detit mos të dëmtojnë aeroportin. Ndërtimi i aeroportit ka kushtuar rreth 360 milionë lira turke, përkatësisht 132,6 milionë dollarë.

Sipas mediave turke, ne 12 vitet e fundit numri i aeroporteve në Turqi është rritur nga 26 në 53. Turqia planifikon të ndërtojë edhe aeroportin “Rize-Artvin”, i cili do të ishte aeroporti i dytë në det në atë vend. Qeveria e Turqisë planifikon që deri në vitin 2023 në çdo 100 kilometra të ndërtojë nga një aeroport.

ME TE LEXUARAT