Trazira në Shkup pas përgjimeve që implikojnë kryeministrin në vrasje

Bota

shkupSituata në Shkup dje në mbrëmje ka dalë nga kontrolli.

Rreth 20 të plagosur rëndë mes tyre policë dhe protestues janë raportuar të shtruar me plagë në spitalin e qytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Protesta nisi dje pasdite kur mijëra qytetarë u mblodhën përpara selisë së Qeverisë së Maqedonisë duke bërtitur “dorëheqje”, “vrasës”, “Ikni”, “Ik Grujo”!

Fillimisht policia u tërhoq nga hyrja e Qeverisë.

Një zyrtar policor hapi rrethojën përpara Qeverisë së Maqedonisë për demonstruesit që ata të kishin mundësi të futeshin në oborrin e godinës qeveritare dhe më pas ai dorëzoi armën dhe uniformën në mënyrë demonstrative.

Qytetarët kanë hyrë në oborr dhe kanë përqafuar policin, por paqja nuk ka zgjatur shumë.

Forca speciale kanë ndërhyrë brutalisht më pas, ndërsa u përhap lajmi se Nikolla Gruevski po e drejton vetë operacionin nga salla e kamerave të policisë.

Pas ndërhyrjes së dhunshme turmat e protestuesve janë shpërndarë nëpër qytet dhe policia është vënë në ndjekje të tyre, transmeton “Zhurnal”.

Deri në orët pas mesnate nuk dihej ende nëse protesta do vazhdonte deri në mëngjes apo do merrte fund natën.

Në bulevardin “Ilinden” nuk ka më protestues pasi Policia i ka shtyrë ata drejt rrugës “Goce Dellçev”.

Flamujt të cilët ishin ulur në gjysmështizë nga protestuesit sërish u ngritën në nivelin e duhur në selinë e Qeverisë.

Trazirat nisën pasi opozita e Zoran Zaev publikoi atë që ajo e quajti “bomba” e 29-të që ka të bëjë me vrasjen e të riut Martin Neshkovski.

Në biseda dëgjohen kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

ME TE LEXUARAT