Tragjike, futbollisti vdes në fushë

Sport

futbollisti-vdesSërish tragjedi në Argjentinë. Futbolli vajton humbjen e një tjetër futbollisti pak ditë pas ndarjes nga jeta të mbrojtësit Emanuel Ortega, i cili u lëndua në fushë dhe u shua në spital pasi mjekët nuk arritën ta nxirrnin nga gjendja e komës.

Fatkeqësia e radhës ndodhi në një takim të kategorisë së dytë, kur mbrojtësi i Atletico Parana, Cristian Gomez ra pa ndjenja teksa luante kundër Boca Unidos. Kishin kaluar vetëm 30 minuta nga fillimi i ndeshjes. Gjithçka dukej se po shkonte në rregull, deri në momentin kur 27-vjeçari u pa i shtrirë krejt papritur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fushë pllakosi ankthi. Lojtarët nuk dinin ç’të bënin, hoqën fanellat dhe u munduan ta freskonin, ndërkohë që mjekët po i jepnin ndihmën e parë. “Bëmë gjithçka për ta mbajtur gjallë, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital nga një atak në zemër”, tha mjeku i skuadrës vendase Miguel Darre, ndërsa delegati i ndeshjes tha se kjo që ndodhi ishte diçka krejt e papritur, pasi Gomez nuk kishte patur kurrë më parë ndonjë problem serioz me shëndetin.

ME TE LEXUARAT