Tom Doshi fushatë në Shkodër për kandidatin e PS-LSI

Politikë

tom-doshi-gjykateDeputeti i PS, Tom Doshi ka zhvilluar sot nje takim elektoral ne zonen e Bushatit ne Shkoder.

Njoftohet se ai ka kerkuar voten e banoreve per kandidatin Gjok Lleshi qe perfaqeson koalicionin e majte ne Vaun e Dejes.

Ky eshte angazhimi i pare politik i deputetit te Shkodres Tom Doshi qe pas akuzave qe ai beri per plan vrasje te porositur ndaj tij nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Keto akuza sollen arrestimin e deputetit Tom Doshi me akuzen e kallezimit te rreme. Aktualisht prokuroria e pergjithshme po e heton Tom Doshin, Durim Bamin dhe Mark Frrokun per kallezim te rreme ne lidhje me "planin per vrasje".

"Askush nuk mund te me perjashtoje nga PS, vetem populli eshte ai qe vendos", mesohet te kete thene Tom Doshi gjate takimit elektoral ne Shkoder.

Ai eshte shprehur i sigurt se kandidati i PS dhe koalicionit te majte ne Vaun e Dejes do te jete fitues ne 21 qershor.

gjoke-lleshi2015

ME TE LEXUARAT