Tiranë, rrethohet 5-katëshi te Ekonomiku, shembet të dielën

Aktualitet

pallatiPallati pesë katësh i cili prej 6 vitesh ndërtohet në oborrin e fakultetit Ekonomik në kryeqytet është rrethuar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ditën e diele do të prishet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jashtë kamerave inspektorët e ndodhur në terren thanë për A1Report se ky objekt është dëmshpërblyer dhe prishja e tij do të bëhet për interes publik.

Ndërsa administrator i objektit Pavlin Kalusha për mikrofonin e A1Report shprehet se atij nuk i është komunikuar asnjë akt administrative për prishjen apo vendim dëmshpërblimi.

Ky është objekti i dytë që prishet në harkuan kohor të 1 viti në zonën përreth fakultetit Ekonomik, ku më parë ishte ky objekt katër katësh që u shemb.

Për godinën tashmë të rrethuar mbi të cilën ekspertët e xhenios po punojnë për vendosjen e eksplozivit, ka pasur protesta dhe nga studentët e fakultetit si dhe administrata për prishjen e pallatit pasi sipas tyre pengonte ecurinë normale të fakultetit.

ME TE LEXUARAT