Tiranë, policia flet për përplasjen me armë, ja si u vranë tre personat

Aktualitet

makina-vrasjePolicia e shtetit ka folur sot me nje deklarate per median ne lidhje me vrasjen e trefishte qe ndodhi ne Tirane pasditen e te merkures.

Sipas burimeve zyrtare, mesohet se më  datë 27.05.2015, në orën  19:20,  Salla  Operative  e  Drejtorisë së Policisë së Tiranës  ka  marrë njoftim  se  në vendin e quajtur ,Bulevardi Zogu I¬-rë, përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës kishte ndodhur një shkëmbim zjarri  mes dy grupeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga hetimet e para hetimore ka rezultuar se dy grupe me  preçedent  të mëparshëm  penal  kanë pasur  shkëmbim  zjarri mes tyre. Me konkretisht:

Shtetasi Mentor  Lufi (Doçi) së bashku  me  shtetasin  Gerti  Goxhaj  kanë qenë ulur  në një kafe  pranë Fakultetit  të Shkencave të Natyres.

Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin  tip BMË me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka  qenë shtetasi Gerti Goxhaj.

Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE  në të cilën  udhëtonin  dy  nipat  e shtetasit  M.Lufi, konkretisht  shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi.  Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen, në këmbë kanë qenë dy shtetas  të cilet  kanë hapur  zjarr  duke  qëlluar  në drejtim të dy shtetasve që udhetonin në mjetin tip tip BMW me  targa AA 001IK.

Në këtë moment menjehere janë kundërpërgjigjur me armëzjarri  dy nipat e M.Lufit (Doçi) duke goditur me mjet një nga autoret e  dyshuar shtetas  Italian  i  identifikuar me  emrin  Salvatore  LETTICIA, i cili ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u  fshehur  në një hotel  në afërsi  dhe  duke  u  përpjekur  të fshihte  provat e krimit.

Ndërkohë shtetasi  Markeljan Doçi ka  qëlluar me  armë zjarri   shtetasin Besnik Sulku i cili hapi zjarr i pari ndaj  xhaxhait të tyre dhe mikut të tij.

Kjo ngjarje ka ndodhur në një fragment kohe shumë të shkurtër  dhe  punonjesit  e  policisë në kohe  record  kanë mberritur  në vendngjarje për tre minuta. Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta  ka bërë të mundur neutralizimin e të dy autoreve të dyshuar, ku  shtetasi Markeljan Doçi mbante në dorë armën me të cilën kishte  kryer krimin e rëndë.

Disa metra me tej ,në një hotel në afersi të vendgjarjes  u ndalua  autori i dytë i dyshuar shtetasi Italian, i  cili kishte demtimë në trup dhe i gjakosur në fytyrë. Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan dy automjete.

Një automjet tip BMW me targa AA 001IK , mjeti tip Touareg  me targa AA 097 KE si dhe dy arme zjarri tip pistolet. Vikimat  dhe  autorët  e  kësaj  përplasje  me  armë, kanë  qenë  të  evidentuar  më  parë  nga  Policia  si  persona  me  preçedentë  kriminalë  në  fushën e Trafikut  ndërkombëtar  të  Lëndëve narkotike, armbajties pa leje etj.

Në Drejtorinë e Policisë Tiranë aktualisht janë të shoqëruar  3  shtetas , dy nipërit e Mentor Lufit dhe shtetasi Italian, ku vijonë veprimet  proceduriale  dhe  hetimore  nga  Specisliatët  e  Sektorit  Kundër  Krimeve  të Rënda  në Drejtorinë e  Policisë së Qarkut  Tiranë nën  kryesimin e Prokurorit.

ME TE LEXUARAT