Tenderat në QSUT, paditen kryetari dhe 2 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit

Aktualitet

qsutKontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori kryetarin dhe dy anëtarët e vlerësimit të ofertave në QSUT pasi kanë shkelur barazinë në tendera duke i shkaktuar shtetit një dem prej 10,803,376 lekë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ushtroi auditimin tematik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë në përfundim të të cilit u konstatuan një sërë shkeljesh të procedurës të prokurimit për tenderin me objekt “Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë” për shërbimin e kërkuar për periudhën Janar-Prill 2015. Si rezultat i shkeljes së procedurës së vlerësimit të ofertave u konstatua një dëm ekonomik në vlerën 10,803,376 lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas KLSH nga auditimi u konstatua se “Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në zbatimin e procedurës së tenderit “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”  për një fond limit prej 94,277,276.7 lekë pa t.v.sh për shërbimin e lavanterisë, ka s’kualifikuar padrejtësisht një operator pjesëmarrës në tender, me ofertë më të ultë se oferta e paraqitur nga operatori i shpallur fitues (diferenca 10,803,376 lekë). Me s’kualifikimin e këtij operatori ekonomik është shkelur barazia e pjesëmarrësve në tendera publike dhe është favorizuar subjekti fitues, veprim që është në kundërshtim me ligjin.

KLSH në njoftimin për mediat thotë se “Për të gjitha shkeljet e konstatuara nga ana e grupit të auditimit, për zhvillimin e procedurës së këtij tenderi, ështe depozituar  pranë organit të Prokurorisë kallëzim penal ndaj punonjësve të QSUT, anëtarë të KVO-së L.S (kryetar), K.Q dhe A.T (anëtar), me akuzën “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

ME TE LEXUARAT