Sulm terrorist ndaj ambasadës ruse në Siri

Bota

amb-ruseeKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar “sulmin terrorist” kundër ambasadës ruse në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Zyrtarët sirianë kanë thënë se mortajat kanë qëlluar zyrën e një diplomati dhe se ndërtesa ka pësuar “dëme serioze materiale”, por pa pasoja në njerëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulmi ka ardhur nga lagjja Jobar, e cila kontrollohet nga grupet e armatosura, kanë thënë burimet zyrtare. Megjithatë, sipas tyre, grupi përgjegjës nuk është identifikuar ende.

Ambasada ruse në Damask është sulmuar edhe më parë. Rusia është aleate e fuqishme e Qeverisë siriane.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Rusisë kanë dënuar po ashtu sulmin.

ME TE LEXUARAT