Skandal me votimin e dy shteteve në Eurovision 2015, rrezikon Shqipëria

Aktualitet

macedonia-eurovision15Festivali Europian i Këngës përfshihet në një skandal ne lidhje me procesin e votimit. Dyshohet se rezultatet e votimit të Maqedonisë dhe Malit të Zi janë skualifikuar për shkak të parregullsive në proçesin e votimit.

eurovisionn15Diten e sotme është zbuluar se rezultati i votimit tek të dy shtetet është 100 % i televotimit dhe jo 50% nga juria dhe 50 % nga televotimi siç janë rregullat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky fakt eshte bere i ditur në konferencën për shtyp në fund të festivalit kur u konfirmua se Suedia ishte fituese. Nëse hiqen pikët Shqipëria penalizohet shumë pasi Elhaida Dani me “Im alive” u vlerësua me 12 pikë nga Maqedonia dhe 10 pikë nga Mali i Zi.

Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë një renditje më të ulët. Nëse Shqipërisë i hiqen pikët që ka marrë nga Maqedonia (12) dhe nga Mali i Zi (10), atëherë ajo do të renditet në vendin e 22, me një total prej 14 pikësh.

Çështja do të trajtohet dhe në një takim tjetër që do të mbahet në qershor, kane thene autoritetet.

ME TE LEXUARAT