Shqiptarja plagoset në sallonin turk të “Expo Milano 2015”

Aktualitet

expo-milanoNjë 24-vjeçare shqiptare raportohet se u plagos rëndë në pavijonin turk të panairit “Expo Milano 2015”,pas një aksidenti të papritur që ka ndodhur gjatë aktivitetit.

Sipas njoftimeve, vajza ishte duke vizituar pavijonin që prezanton Turqinë kur konstrukti i sipërm i tij, u shkëput dhe i ra mbi kokë.

Vajza u dërgua menjëherë në spitalin San Carlo të Milanos. Dyshohet se pjesa e konstruktit që i ra mbi kokë 24-vjeçares, nuk ishte e fiksuar me bullona, por me ngjitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas medias italiane objekti që goditi të renë shqiptare ishte një pjesë metalike me peshë rreth 300 gramë.

Incidenti ka ndodhur në ditën e dytë të ekspozitës.

objekti-qegoditi

ME TE LEXUARAT