Shqipëria pa ambasador, Bushati dërgon në Shkup Bashkim Ramën

Politikë

shkupSituata e tensionuar në Maqedoni pas sulmit të armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët ka detyruar Tiranën zyrtare të dërgojë në Shkup të ngarkuarin me punë Bashkim Rama.

Kjo, në kushtet e ngërçit politik në vendin tonë ku dekreti per emërimin e ambasadorit Fatos Reka qendron ende ne tryezen e Presidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime të sigurta nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë për Shqiptarja.com se Bashkim Rama, drejtor i Rajonit në këtë institucion, pritet të mbërrijë në Shkup brenda kësaj jave.

Të njëjtat burime sqaruan se për shkak të procedurave, nuk mund të dërgohej në Maqedoni i propozuari i mazhorancës për ambasador Fatos Reka, pasi presidenti Bujar Nishani ende nuk është shprehur përmes dekretimit të emërimit ose jo të tij.

Sipas të njëjtave burime, prania e Bashkim Ramës në Maqedoni tregon angazhimin maksimal të qeverisë për shkak të postit që ai mban aktualisht në ministri, por edhe karrierës si diplomat i lartë. Bashkim Rama është njëherësh rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.

Nga përleshja e dhunshme mes policisë dhe një grupi të armatosurish në komunën e Kumanovës mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë (njëri shqiptar) dhe 14 të armatosur, të cilësuar nga autoritetet maqedonase si grup terrorist me qëllim sulmet ndaj institucioneve shtetërore.

ME TE LEXUARAT