Sheiku i PSG: Ibrahimovic vlen sa Messi e Ronaldo

Sport

sheikuuPresidenti i Paris Saint Germainit, Nasser Al Khelaifi, nuk ka asnjë dyshim. Ai mendon se Zlatan Ibrahimovic meriton vlerësimet maksimale dhe vlen njëlloj sa argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi apo portugezi i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sezoni i fundit nuk ishte më i miri për suedezin me ngjyrat e parizienëve, edhe pse e mbylli kampionatin si golashënuesi më i mirë i skuadrës.

“Për mua, Zlatan qëndron mes më të mirëve. Mund të jetë pak kontrovers, por sidoqoftë ai dëshiron vetëm të fitojë dhe gjithmonë i imponon vetes disiplinë ekstreme. Në lidhje me ato që ka thënë rreth Francës, ai ishte thjesht i mërzituar pas një humbjeje. Nuk ka asgjë kundër këtij vendi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vijim, Al Khelaifi siguroi se projekti i nisur me Blanc do të vazhdojë, ndonëse kritikat ndaj tij nuk kanë munguar. Trajneri ka edhe një vit të mbetur në kontratë, por për momentin duhet të qëndrojë i qetë sepse ka mbështetjen e plotë të presidentit.

“Sinqerisht e them se kemi një trajner të madh, me të cilin jemi pranë tripletës historike nëse fitojmë Kupën e Ligës. Mënyra si e menaxhoi përballjen me Chelsea është një provë se me çfarë trajneri kemi të bëjmë.

Të gjithë në klub e mbështesim dhe jemi përkrah tij. Me Blanc shkojmë drejt sezonit të tretë dhe stabiliteti i skuadrës është ajo që vlen më shumë se çdo gjë”.

ME TE LEXUARAT