SHBA, nëntë të vrarë nga të shtënat në Teksas

Bota

amerikeeeNëntë vetë janë vrarë nga të shtënat ndërmjet grupeve rivale të motoçiklistëve në shteti amerikan, Teksas.

Incidenti ndodhi mbrëmë në hapësirën tregtare në qytetin Vako.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se të gjithë personat e vrarë ishin pjesëtarë të bandave të motoçiklistëve, ndërsa 18 të tjerë ishin plagosur dhe janë dërguar në spital, me plagë nga therrja me thikë dhe të shtënat.

Së paku 100 vetë janë arrestuar për tu marrë në pyetje.

“Me gjasë kjo ishte njëra nga skenat më trishtuese të krimit, që e kam parë në 34 vitet e shërbimit si zyrtar për zbatim të ligjit”, tha zyrtari policor, Patrick Swanton.

ME TE LEXUARAT